Lajme

Deputetët në Kuvend, pritet fillimi i seancës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 28 February 2018

Për pak minuta do të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, shkruan Infokusi.com.

Tashmë shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjenden në sallë. E pak minua më parë erdhën edhe deputetët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi dhe Dardan Molliqaj.

Deputetë të Vetëvendosjes vazhdimisht janë shprehur kundër demarkacionit dhe se nuk do ta votojnë atë.

-Advertisement-

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është shprehur i bindur se demarkacioni do të kalojë pavarësisht së ka rikonfirmuar se nuk i kanë votat e mjaftueshme.

Ai ka shtuar se janë në mungesë për 3 vota, pasi për kalim të demarkacionit nevojitën 81 ndërsa kanë siguruar vetëm 78 vota.I NFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera