Deputetët në Bruksel për vizat, Holanda shteti që akoma nuk është bindur
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 27 September 2022
Deputetë të Kuvendit të Kosovës tashmë po qëndrojnë në kryeqendrën evropiane, në Bruksel, ku po realizojnë takime të ndryshme për të bindur eurodeputetët dhe përfaqësuesit e tjerë të BE-së, që t’ia liberalizojnë vizat Kosovës. Rrezarta Krasniqi, një prej deputeteve që ndodhet në Bruksel, tregon se Holanda është shteti i cili akoma nuk është bindur për këtë proces
Brukseli tash e disa ditë është bërë vendqëndrim për disa prej deputetëve kosovarë.
Anëtarët e komisioneve parlamentare për integrime dhe politikë të jashtme, këtu po realizojnë takime të rëndësishme me eurodeputetë, e përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian.
“Është një sukses i madh për Kosovën që për herë të parë ka hyrë në agjendë të liberalizimit të vizave e cila do të mbahet më 13 tetor. Kur kemi qenë në Presidencën Çeke kemi marrë përkrahje edhe atje dhe gjithashtu presim që ky proces të përfundoj në favor të Kosovës”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
Mirëpo, deputetja Krasniqi, tregon se akoma duhet punuar me disa shtete.
“Shtetet me të cilat duhet qeveria më së shumti të punoj është Holanda, pasi ende nuk e kemi një dritë të gjelbërt se ata do të na përkrahin në këtë proces, ndërsa sa i përket shteteve të tjera, kemi parë që Franca në këtë proces ka dhënë paksa indikacione se do të na përkrahë, mirëpo Holanda mbetet ende skeptike”, ka vijuar ajo.
Pritshmëri të larta për liberalizim të vizave, kanë edhe në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.
“Meqë tashmë është aktivizuar Presidenca Çeke, ne jemi shumë pozitiv që Këshilli i Evropës është i gatshëm të votoj pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Në qoftëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë krejt çka duhet të bëhet është që të ndryshohet aneksi i rregullores 539/2001, i cili liston vendet që duhet të pajisen me viza përpara se të hyjnë në zonën shengen”, ka thënë Arbresha Loxha nga GLPS.
Loxha që drejton GLPS-në, tregon se sipas përvojave të shteteve në të kaluarën, i gjithë ky proces pritet që zgjasë për rreth gjashtë muaj.
“Nëse nuk gabohem, për vendet e tjera ka marrë deri më gjashtë muaj. Pra nëse kemi një vendim në tetor, mund të presim ndoshta në fund të shkurtit ose në fillim të marsit më së voni me pas lëvizje të lirë, por që nuk kisha dashtë me spekulu, unë vetëm po bazohem në atë që kemi parë në raste të tjera”, ka vijuar ajo.
Presidenca çeke e BE-së, tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Diskutimi pritet të ndodhë me 13 tetor, në ditën e takimit të grupit punues të Këshillit Evropian./RTV Dukagjini/
Të tjera
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...
-
Bllokohet puna e “Bechtel & Enka-s” në Maqedoninë e Veriut
Punimet për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korri...
-
“Kush don paqe sot, emri i saj është liri”, Molliqaj kërkon që Kosova ta njohë shtetin e Palestinës
Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar që Kosova ta njohë shtetësinë e...
-
Aksidenti në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun
Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi...
-
Prona në Veternik, nuk ka prova se është fituar me falsifikim të dokumentit (dokument)
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm me Aktvendimin e...
-
Vetura shkel një këmbësor në Prishtinë
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku afër objektit të Komunës së ...
-
Pas vrā sjes së policit, Gjermania në kërkim të shtetasit serb nga Prishtina që bëri thirrje për sulmé tjera
Autoritetet gjermane janë në kërkim të një shtetasi serb, i lindur në Prishti...
-
Mes dhimbjes së shprehur gjithandej, “Imam Meti” i lindur në Prishtinë festoi për vrἀsjen e policit gjerman
Një polic u sulmua me thikë të premtën në Manheim të Gjermanisë nga një 25-vj...
-
KFOR për situatën në veri: Jemi të përgatitur në rast të rritjes së tensioneve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...