Deputetët me performancë të dobët në pranverë – seancat u përcollën me grushte, ofendime e mungesa
Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 29 July 2023
Me performancë të dobët vlerësohet puna e deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror, i cili përfundoi të premten. Ky sezon u veçua kryesisht për mungesat e shumta të deputetëve, gjuhën joparlamentare dhe si asnjëherë më parë, për shpërndarje të grushteve. Monitoruesit e legjislativit e konsiderojnë këtë sesion si katrahurë.
Mbrapa lanë një sërë projektligjesh të pavotuara e edhe sherre të shkaktuara brenda seancave parlamentare.
Gjithë punën e Parlamentit për këta muaj e quajnë katrahurë monitoruesit e tij.
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregon disa nga arsyet.
“Përgjithësisht mund të themi që Kuvendi ka pasur performancë të dobët. 54 pika nga viti i kaluar kanë arritur të votohen me vonesë pesëmujore, në anën tjetër kemi pasur legjislacion që është miratuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Sot i kemi dy ligje që janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Jakaj.
E seanca që rezultoi me grushte e tensione mes deputetëve dhe qeveritarëve konsiderohet se shkeli shumëfish rregulloren e Kuvendit.
“Sot kemi një seancë të dërguar në Gjykatën Kushtetuese prej 31 pikave për shkak të procedurës së ndjekur nga ana e kryetarit të Kuvendit. Si IKD konsiderojmë që mund të mos ketë shkelje kushtetuese në këtë seancë, por shkelje nga ana procedurale sipas rregullores së Kuvendit, po kemi”, shton Jakaj.
Mirëpo, të dhënat e monitoruesve nuk duken bindëse për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.
Sipas saj, sesioni pos që ka qenë i suksesshëm në tërësi, edhe seanca e 13 korrikut ka qenë në rregull ligjërisht.
“Në aspektin ligjor dhe kushtetues nëse dëshiron të rrëzohet rendi kushtetues në Kosovë, rrëzohet ajo seancë. Pasi nuk mund të rrëzohet ose të konsiderohet e jashtëligjshme një seancë e cila ka 61 deputetë gjatë gjithë kohës, është transmetuar publikisht dhe ka qenë në përputhje me të gjitha normat dhe rregulloren e Kuvendit”, thotë Kusari – Lila.
Sipas Institutit për Drejtësi, nga totali i seancave të rregullta, 41 për qind e tyre u përcollën me më së paku dy vazhdime dhe më së shumti me katër vazhdime.
Këto vazhdime të seancave morën epilog përfundimtar vetëm dy ditë para përfundimit të sesionit pranveror, më 27 korrik. /RTVDukagjini/
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...