Lajme

Deputetët kundër pensionimit të parakohshëm të Policisë, Musliu: Turpi qoftë mbi ju

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 14 December 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se i vjen turp që është pejsë e këtij Kuvendi derisa u ka thënë “Turpi qoftë mbi ju”, deputetëve që votuan kundër amendamentit për pensionim të parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Amendamentin e 26 në Projektbuxhetin e vitit 2024 të cilin e propozoi deputetja Ganimete Musliu e votuan 17 deputetë ndërsa shumica e kundërshtuan.

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij Parlamenti, është turp që sot kur i keni detyru pjesëtarët e Policisë së Kosovës të dalin në protesta publike të kundërshtoni një amendament bazik, vendimtar, të kundërshtohet për inate personale politike, turpi qoftë mbi ju, jeni duke e shkatërruar shtetin andaj kjo është e pafalshme’, u shpreh ndër të tjera Musliu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera