Deputetët kërkojnë që ligjet për reforma në administratë sa më shpejt të sillen në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 06 March 2018
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar sot ka raportuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane.
Blerta Deliu Kodra ka thënë se reforma e administratës është njëra ndër kushtet prej Bashkimit Evropian.
Sipas saj, politizimi i administratës publike siç thuhet në shumë raste, ligji për pagat dhe ligji për shërbimin civil mbeten sfidë për integrimet evropiane.
Ministri Yagcilar ka thënë se çdo shtet që pretendon të jetë pjesë e BE duhet të përmbushë kriteret për strategjitë integruese, duke depolitizuar administratën publike, bërjen e ligjit të pagave dhe atë për shërbimin civil. Por ai tha se vendit i duhet edhe një ligj për administratën publike.
“Kërkesa e BE ka qenë që tri ligjet të shkojnë në pako, ligji për pagat, ligji për administratën publike dhe ligji për shërbimin civil. Disa prej tyre janë koncept dokumente ende”, ka thënë Yagcilar.
Deputeti Ilir Deda ka thënë se kategorizimi i pozitave të punës duke se është paksa i vonuar, ndërsa ligji për pagat ka theksuat se mbetet i komplikuar edhe pse është mjaft i rëndësishëm.
Ai ka thënë se si Komision nuk kanë marr pjesë a një herë në diskutimet për tri ligjet për rëndësi të përmendura më lart.
Sipas tij, ky Komision do të duhej të kishte informacione nga afër, dhe ai kërkoi të përfshihen në diskutime si Komision për Integrime Evropiane.
Ministri Yagcilar ka thënë se Ligji për pagat nuk do të jetë vetëm për shërbyesit civil që bëjnë pjesë 80 mijë njerëz, por të gjithë duke përfshirë edhe pagën e presidentit.
Deputeti Zenun Pajazit ka kërkuar nga Ministri listimin e tri katër -çështjeve që mbeten ende sfidë në raport me hartimin apo me bërjen e ligjeve sa më të shpejtë.
Deputeti Armend Zemaj tha se ajo që është shqetësuese është stërzgjatja e reformave të administratës.
Sipas tij, as deri në qershor nuk do të arrihet të miratohen këto ligje për integrime evropiane. Deputetja Fitore Pacolli ka thënë se ndikimet politike kanë ekzistuar dhe po vazhdojnë ende për emërime në shërbimin civil.
Deputeti Milaim Zeka ka pyetur ministrin pse nuk e kanë miratuar ende projektligjin për Pagat dhe kush po e pengon këtë ligj. Ministri Yagcilar ka thënë se një prej çështjeve esenciale është mos zbatimi ligjeve, kështu që ka pasur nevojë një përkrahje më të madhe politike për t’i bërë këto ligje.
Sipas tij, po ashtu nuk ka pasur edhe buxhet të mjaftueshëm për këto reforma në administratë. “Po ka pasur vërejtje për politizimin e administratës publike në shërbimin civil, ndërsa për emërimet politike nëpër borde nuk është kompetencë e jona”, ka thënë Yagcilar.
Në fund Ilir Deda ka thënë se raportimi i ministrit Mahir Yagcilar është shkel e shko dhe ishte një raport jo përmbajtësor. Deputetët me urgjencë kërkuan që pakoja me tri ligje për reforma administrative të vij në Kuvend sa më parë.

T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...































