Lajme

Deputetet “kapen” për shtesat e fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 17 October 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi e ka quajtur mashtrim iden për shtesave të fëmijë.

Thaçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo po bëhet për të mashtruar elektoratin për zgjedhjet e ardhshme, shkruan gazeta Infokus.

“Varferia nuk mund te zbutet me skema sociale ironikisht te varfra. Buxheti i Kosovës nuk mund ta mbaj barrën e secilit politikan qe i bie ne mend ndonjë ide populiste qe do te mund te sillte vota ne zgjedhjet e ardhshme, duke mos marr asnjë përgjegjësi për implementimin e saj.”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Deputetja ka shtuar gjithashtu se varfëria zbutet me hapje të vendeve të punës dhe ndihmë të ndërmarrjeve.

“Varfërinë do te mund ta zbuste hapja e vendeve te reja te punës, zhvillimi i sektorit privat dhe nxitja e ndërmarrjeve te vogla e te mesme, krijimi i kushteve me te mira për investime nga jashtë, sistemi arsimor qe i pergjigjet nevojave te tregut te punës, etj.”, ka shtuar Thaçi.

Ndryshe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa.

Të hënën në Kuvend është diskutuar për këtë çështje mirëpo është shtyrë për mungesë kuorumi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera