Deputetët: Institucionet mikrofinanciare nuk paguajnë tatim
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 08 May 2018
Deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtues të Bankës Qendrore dhe të Ministrisë së Financave kanë diskutuar sot për projektligjin për institucionet mikrofinanciare dhe për institucionet financiare jo bankare që është shqyrtuar në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, shkruan Infokusi.com.
Deputetët kanë kërkuar që institucionet mikrofinanciare që veprojnë si OJQ të mos veprojnë më në këtë mënyrë për shkak se që nga paslufta janë institucione fitimprurëse dhe nuk paguajnë tatime për shtetin.
Fillimisht guvernatori i BQK Fehmi Mehmeti ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është për një sistem stabil financiar.
Ai tha se BQK adreson qartë kriteret për licencimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve mikrofinanicare dhe institucioneve financiare jo bankare.
“Objektivat me këtë projektligj janë përshtatja e legjislacionit me atë të BE dhe vetëdijesimi i këtyre institucioneve për veprimtarinë e tyre”, ka thënë Mehmeti.
“Për asnjë transformim nuk bëhet fajlë me këtë projektligj. Ky ligj i rregullon të gjitha institucionet mikrofinanca që janë të regjistruar në MTI dhe nuk i rregullon ato mikrofinanca si OJQ të regjistruara në MAP”, ka thënë guvernatori Mehmeti.
Edhe pse Mehmeti tha se BQK mbikëqyrë institucionet mikrofinanciare si OJQ, deputetja e Kuvendit të Kosovës Hykmete Bajrami tha se përfundimisht statusi i institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jo bankare duhet të ndryshoj për këto institucioni fitimprurëse të cilat nuk paguajnë tatime shtetit qe 15 vjet.
Ndërsa, sipas saj, normat janë tepër të larta prej 23 deri 32 përqind, siç i ka quajtur ajo fajde.
Po ashtu ajo ka ngritur edhe çështjen e pagave të larta të menaxherëve në këto institucione deri 10 mijë euro.
Zëvëndësministri i Financave Fatmir Gashi para deputetëve ka thënë se pajtohet se këto institucione janë të regjistruara si OJQ, që sipas tij, kjo ka ndodhur që prej qeverisjes së UNMIK-ut.
“Unë pajtohem se ka pasur mjaft parregullsi për 20 vjet në këto OJQ që është ‘gjynah’ çka ka ndodhur, mirëpo duhet ligj i posaçëm për këtë, jo me projektligjin e sotëm që po diskutojmë. Ky ligj që është sot në diskutim nuk bënë zgjidhje të transformimit të OJQ-ve”, tha zëvëndësministri Gashi, për të cilën deklaratë pati kundërshtime nga deputetët.
Safete Hadërgjonaj ka thënë se është shqetësuese me donacione prej 121 milionë euro, mikrofinancat OJQ të aplikojnë norma mbi 24 përqind dhe të mos paguajnë asnjë cent shtetit.
Për këtë ajo kërkoi rregullimin me ligj për këto institucione. Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku ka thënë se për këtë çështje duhet të krijohet një Grup punues dhe të shihen të metat e këtij projektligji, që sipas tij, janë të mëdha./INFOKUSI
Të tjera
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...