Lajme

Deputetët futën në sallë, nuk dihet nëse janë siguruar votat për zgjedhjen e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 03 April 2021

Një orë e gjysmë që nga koha kur është dashtë të nis seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, tani deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të futen në sallë.

Janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ata që kanë nisur t’i zënë vendet e tyre dhe po presin edhe ardhjen e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zyrtarisht ende nuk ka informacione nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera