Deputetët ftojnë Thaçin e Haradinajn t’i nisin bisedimet për ushtrinë
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 13 January 2018
Deputetët e partive politike në pushtet, por edhe ata të opozitës konsiderojnë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duhet t’i nisin bisedimet me përfaqësuesit e partivepolitike serbe për ndryshimet kushtetuese lidhur me transformimin Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur. Deputetët thonë se Kosova është e gatshme për ushtrinë e saj.
Kryetari i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, nga partia Nisma Kosovën që është pjesë Qeverisë, thotë se transformimi i FSK-së, nga misioni civil në atë ushtarak, duhet të bëhet sa më parë dhe brenda këtij viti.
“Presidenti dhe kryeministri e kanë obligim që të krijojnë iniciativa ose të bisedohet me partitë politike serbe, ose të të gjitha komuniteteve, njëkohësisht edhe me partitë shqiptare që t’i shfrytëzojnë lidhjet që kanë me partitë serbe që sa më shpejt të inkurajohen që të procedohen ndryshimet kushtetuese lidhur me transformimin e FSK-së në ushtrinë e Kosovë. Besoj që është viti i fundit që të përfundojë ky proces, apo në këta muajt e fundit duhet të përfundojë ky proces”, thotë Shala.
Deputeti Shala thekson se shndërrimi i FSK-së në ushtri, është çështje e vështirë, por siç thotë ai, lidershipi në Kosovë duhet të punojë intensivisht që sa më parë të përfundojë ky proces.
“Nëse nuk arrijmë të kemi një koordinim me Listën Serbe, për ndryshimet kushtetues atëherë ne duhet të punojmë që me iniciativë të deputetëve ta sjellim Ligjin për FSK-në në Parlament dhe të shkojmë me ndryshimet ligjore dhe t’i japim kompetenca shtesë Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shton ai.
Deputeti Shala shprehet optimist se deputetët serbë nga Lista Serbe do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese, pasi që siç thotë ai, deputetët kanë filluar ta ndiejnë veten si pjesë e institucioneve të Kosovës:
“Veç ka filluar që edhe Lista serbe ta ndiejë veten si pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të largohet nga ajo, siç ka filluar në legjislaturën e kaluar, që për gjithçka të pyetet Beogradi”.
Deri më tash, sipas analistëve politikë, Lista Serbe po mban peng ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Zyrtarët nga Lista Serbe që janë pjesë e institucioneve të Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se për një transformim të tillë nuk janë zhvilluar asnjëherë bisedime serioze me përfaqësuesit e serbëve. Ata thonë, po ashtu, se Forcat e Armatosura të Kosovës, për shumë arsye janë të panevojshme.
Deputetja Drita Millaku nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se iniciativat ose nismat për bisedime me parti politike serbe për ndryshimet kushtetues lidhur me transformimin e FSK-së, janë obligim dhe detyrë e Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës. Sipas saj, për shndërrimin e FSK-së në ushtri, po bëhen deklarata të shumta, por gjërat në terren janë ndryshe.
“Buxheti i Kosovës kur është ndarë, është parë se aty nuk ka një linjë të veçantë të buxhetit sa i përket Forcës së Armatosur të Kosovës. Deri tash vetëm fjalë kemi dëgjuar.Konkretisht asgjë deri tash nuk është ndërmarrë, asnjë veprim konkret, për t’i bindur edhe deputetët”, thotë Millaku.
Deputetja Millaku tërheq vërejtjen se në rast se drejtuesit e institucioneve bëjnë bisedime me Listën Serbe, nuk duhet të bëhen gabime ose kushtëzime lidhur me formimin e Asociacionit.
“Sa i përket Listës Serbe, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që ata do të kenë një mori kërkesash, e në radhë të parë kërkesa kryesore ka për të qenë pa dyshim asociacioni. Mirëpo, se sa do të jetë qeverisja jonë syhapur në këtë drejtim, që të mos lëshojë pe si kompromis të formimit të ushtrisë, në këtë rast me asociacionin e sidomos në formën e asociacionit, pa marrë parasysh shkeljet në 23 nenet e Kushtetutë… këto janë jo vetëm të dëmshme, por janë edhe shumë të rrezikshme”, konsideron Millaku.
Ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, të cilat konsiderohen të nevojshme për rrumbullakimin e proceseve të caktuara në vend, ndonëse në parim janë të mundura, ato ende mbesin praktikisht të pamundura për momentin, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Për t’i hapur rrugën ushtrisë pro ndryshimeve kushtetuese nevojiten 2/3 e deputetëvenga radhët e komuniteteve, duke përfshirë këtu edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët deri më tash kanë qëndrim kundër.
Të tjera
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...
-
Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje m...
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...