Lajme

“Deputetët faqezinj të Kosovës e votuan këtë gjykatë”

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 29 September 2020

Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Hradinaj sot ka dalë për herë të parë para trupit gjykues në Hagë.

Ai edhe në këtë seancë gjyqësore ka thënë se nuk e njeh këtë Gjykatë.

Haradinaj para gjyqtarit ka thënë se deputet faqëzinjë për postin e vetë kanë bërë Specialen, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Nuk njoh këtë Gjykatë, përkundër mandatin 5 vjeçar që ju ka jep Parlamenti jem, që ju ka skadu me 2 gushtë. Ne jemi kundër kësaj Gjykatë, mirëpo faqezinjtë tanë deputetët për poste veta e rroga të veta na kanë sjellë këtu, që ju sot me na arrestu me thy Kushtetutën tonë, edhe pas skadimit të afatit tuaj.
Jam padrejtësisht këtu, keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy çdo ligj njerëzor keni thy të drejtat e mendimit të lirë. Edhe të më dënoni 500 milionë vjet nuk mund të ma ndërroni mendimin”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj u arrestua të premten në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Pos Haradinajt është arrestuar edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati. Ai pritet të dalë para gjykatës me datë 1 tetor në ora 15:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera