Lajme

Deputetet e VV-së nuk përmbahen, fillojnë të qeshin sapo fjalën e merr Jahja Koka

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 27 October 2022

eputetet e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancën e radhës për të diskutuar për pikat e rendit të ditës.

Gjatë seancës plenare, kryeparlamentari Konjufca ia dha fjalën deputetit të Vetëvendosjes, Jahja Kokaj.

Por, sapo filloi fjalimin deputeti Kokaj, filluan të qeshnin dy bashkëpartiakët e tij, të cilët ishin ulur përpara, Fjolla Ujkani dhe Arbër Rexhaj, shkruan Insajderi.

-Advertisement-

Nuk dihet arsyeja pse deputetët e Vetëvendosjes qeshnin. Por, duket se fjalimi i deputetit Kokaj është i pakuptueshëm për deputetë e partisë së tij.

Siç edhe shihet në video ata nuk mund të përmbahen dot.

Për të mos eskaluar situata më tej, deputeti Rexhaj largohet nga karriga e tij. Megjithatë, deputetja Ujkani vazhdon të qeshë, përderisa Kokaj flet.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe para një muaji. Saktësisht me datën 29 shtator 2022.

Gjatë fjalimit të tij ka pasur disa reagime nga deputetë e partisë, sidomos deputetja Tinka Kurti, e cila me mimikat e saj ka rënë në sy.

Në një moment tjetër ajo kthehet edhe nga kolegu i saj, Vendenis Lahu dhe pastaj ia kris të qeshurës.

Ky i fundit herë pas herë i hedh vështrime të çuditshme Kokajt.

Në sy bien edhe mimikat e syve të deputetit, Fitim Uka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera