Lajme

Deputetet e VV-së i quajnë “pastrime” shkarkimet që po bën qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 20 February 2020

Të mërkurën qeveria Kurti shkarkoi bordin drejtues të Telekomit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa të enjten Glauk Konjufca, Ministër i Punëve të Jashtme shkarkoi edhe 14 konsuj.

E gjatë kësaj dite edhe ministra e Drejtësisë në qeverinë Kurti ka marrë vendim që të anulojë provimin për noterët e rinj.

-Advertisement-

Deputetet e kësaj partie po i mirëpresin vendimet e qeverisë Kurti për shkarkimet e madje po i cilësojnë ato edhe si “pastrime”.

Deputetja, Yllza Hoti ka paralajmëruar pastrim pranveror.

“Spring cleaning”, është statusi i saj në Facebook, i shkruar në gjuhën angleze.

Ndërsa, Fitore Pacolli deputete tjetër nga VV-ja , ka thënë se shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës ishte shndërruar në një sektor për rehatimin e militantëve partiak, kushërinjve e miqve të udhëheqësve të institucioneve të shtetit.

“E për ata që krerët e shtetit nuk i kishin as familjarë e as miq, për tu bërë pjesë e shërbimit që aq shumë e ëndërronin, kishin një mundësi. Ata duhej ta dëshmonin lojalitetin ndaj shefave me votën e tyre pro proceseve të dëmshme për vendin dhe menjëherë emëroheshin nëpër përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës”, shkruan ajo.

Ndërsa sipas kësaj të fundit këto shkarkime janë vetëm fillimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera