Lajme

“Deputetët e VMRO-së orientojnë protestuesit për dhunën”

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 30 April 2017

Pushtimi i Kuvendit dhe sulmi mbi deputetët e LSDM-së dhe Zijadin Selës ka qenë i orkestruar mes protestuesve dhe deputetëve të VRMO DPMNE-së, dhe jo spontan! Kjo bazohet nga informacionet që ka siguruar ALSAT M nga burimet e tij, por edhe mbështetur në pamjet filmike që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.

Votimi i Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit është shoqëruar me brohoritje dhe këngë nga deputetët e VMRO-së duke ngritur tensionet në pikën e vlimit që të shpërthehej me hyrjen e dhunshme të protestuesve në hapësirat e Kuvendit.

Por, sipas burimeve të sigurta të ALSAT, të cilat interpretojnë pamjet e brendshme nga qarku i kamerave të brendshme në Kuvend, dyert e Kuvendit janë hapur nga dy deputetët e VMRO DPMNE-se Krste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit dhe as nga policët e pakët që gjendet në hyrje të institucionit ligjvënës.

-Advertisement-

Pas hyrjes në hapësirat e Kuvendit, një grup i madh protestuesish kanë qëndruar në sallën plenare ku kanë festuar se bashku me deputetët e VMRO-së ndërsa një grup tjetër janë nisur drejt sallës së konferencave, për të gjetur deputetët e strehuar të maxhorancës së re, kanë marrë orientime nga deputeti tjetër Johan Tarçullovski, i dënur nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve si dhe kryeshefi i sigurimit të Parlamentit dhe kryeparlamenrarit Veljanovski, Alksandar Jankoviq

Protestuesit, sipas skenarit të deshifruar nga burimet e televizionit Alsat, kishin në shënjestër vetëm deputetët e LSDM-së dhe kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela.

Se në shënjestër të tyre ishin vetëm se deputetet e LSDM-së, dëshmojnë edhe pamjet e shumta që po qarkullojnë. Një nga ato tregon qartë se si protestuesit anashkalojnë deputetin e BDI-së Artan Grubi. Madje një nga protestuesit, komunikon dhe përshëndetet me Grubin, duke i rrahur shpatullat njëri-tjetrit.

Edhe deputetët Xhevat Ademi, Vesel Mededi duket se si rrinë pas protestuesve të dhunshëm ndërkohë që ata mbeten të paprekshëm.

Pjesë e skenarit sipas burimeve të Alsat është edhe rasti me Vllatko Gjorçevin, i cili dukej në pamjet e transmetuara se si ndihmonte deputetët ndërkohë që thuhet se, këtë lëvizje e bënte me gjasë për të relativizuar rolin e VMRO-së në orkestrimin e dhunës.

Mbetet e paqartë nëse kanë qenë në dijeni të këtij skenari edhe deputetet e lëvizjes Besa të cilit ishin larguar nga Kuvendi dhe deputetët e PDSH-së të cilët gjithashtu nuk janë parë në hapësirat e institucionit ligjvënës. Sipas burimeve të Alsat të dyshimta janë edhe fytyrat e bashkëpunëtorëve dhe drejtuesve të lartë të DSK-së në protesta. Sipas burimeve tona, flitet se të paktën 5 prej tyre kanë qenë pjesë e turmës, ndërkohë që ka pasur edhe ish punonjës të pensionuar, të të njëjtit shërbim, që janë parë të japin instruksione mbi turmën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera