Deputetët e Vetëvendosjes rrezikojnë të humbin mandatet
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 03 January 2018
Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që u dënuan sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës rrezikojnë të humbasin mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës nëse dënimet që iu shqiptuan vërtetohen edhe nga Gjykata e Apelit.
KALLXO.com raportoi sot se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli u gjetën fajtorë për përdorim të gazit në Kuvendin e Kosovës ndërsa ndaj tyre u shqiptuan dënime me kusht.
Kurti u dënua me 1 vjet e 6 muaj burg, Haxhiu me 1 vjet e 3 muaj, Kadaj-Bujupi me 1 vjet e 6 muaj si dhe Faton Topalli me 1 vjet e 2 muaj burg.
Të gjitha këto dënime nuk do të ekzekutohen nëse të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda një periudhe dyvjeçare.
Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës por edhe Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës përcaktojnë se deputetët që dënohen me 1 e më shumë vjet burg humbin mandatin e deputetit.
Pika 6 e paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se një deputet e humb mandatin nëse “dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim”.
Përcaktim i njëjtë është edhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.
Pika d) e paragrafit 1 të nenit 25 të Rregullores së Punës të Kuvendit të Kosovës përcakton se deputeti humb mandatin nëse “dënohet për një vepër penale me burgim për një periudhë kohore prej një (1) e më shumë vjet”.
Pra, në rast se Gjykata e Apelit të Kosovës i vërteton dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës apo nuk i zbut në më pak se 1 vjet burg, deputetët e dënuar rrezikojnë të humbin mandatin.
As në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e as në Rregulloren e Punës së Kuvendit nuk ka ndonjë përcaktim apo përjashtim që bën dallimin në mes të dënimit me burg efektiv dhe atij me kusht.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...