Lajme

Deputetët e opozitës zënë ulëset në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 05 September 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partive opozitare tashmë kanë zënë vendet e tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi seanca e thirrur nga opozita për të martën e e cila është shtyrë disa herë është thirrur prapë të mërkurën në orën 19:30, shkruan gazeta inFokus.

Ngjashëm kanë vepruar edhe mbrëmë ku deputetët e LDK-së në orët e vona kanë zënë vendet e tyre në Kuvend por pas disa minutash kanë dal jashtë duke kritikuar pozitën dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli se po u shkelin të drejtat me mos mbajte të seancës.

-Advertisement-

Pas kërkesës së opozitës për seanca të martën në orën 10:00, Qeveria kishte thirrur seancë po të njëjtën ditë në orën 09:00 por pas më shumë se 5 shtyrjeve ajo seancë nuk është mbajtur ende.

Të dy seancat e jashtëzakonshme kanë të bëjnë përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë./inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera