Lajme

Deputetët e legjislaturës së gjashtë sot shkojnë në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 22 August 2019

Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës pritet që sot të marrin vendim për shpërndarjen e Kuvendit.
Seanca për t’i dhënë fund edhe kësaj përbërje të legjislaturës pa i skaduar mandati kushtetues, pason dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Haradinaj, pati dhënë dorëheqje pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte, shkruan Infokus.

Deputetët, si ata në pushtet ashtu edhe në opozitë, konsiderojnë se pas qëndrimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund të pritet diçka tjetër në seancë përveç votimit për shpërndarjen e Kuvendit.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në fillim të muajit gusht kishte vendosur që Kuvendi të mblidhet më 22 gusht për të bërë shpërbërjen e Kuvendit, shkruan Gazeta Infokus.
Zgjedhjet u bënë të domosdoshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës së Gjykatës Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte. Haradinaj është mbrojtur në Hagë në heshtje dhe ka vendosur të rikandidojë për votëbesimin e qytetarëve. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera