Lajme

Deputetët e LDK-së takuan Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 13 Shkurt 2018

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i GP LDK,  Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Sllovenisë SHTZ Borut Pahor.

Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Pahor vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.

-Advertisement-

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Në takim me Presidentin Pahor morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kujtim Shala, shefi i GP LDK, Avdullah Hoti, dhe deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku Driton Selmanaj dhe Doruntinë Maloku.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy