Lajme

Deputetët e LDK-së pritën në takim delegacionin nga Maqedonia (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 27 July 2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së,  Avdullahu Hoti i shoqëruar nga deputetët Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Besa Gaxherri, kanë pritur sot në takim një delegacion nga partia Aleanca për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga nënkryetarët e partisë, Sekretari i partisë dhe njëherësh kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit që po ndodhin në skenën politike në Kosovë dhe për zhvillimet politike në shtetin fqinj të Maqedonisë.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy subjekteve politike në nivel të forumeve të partisë, si dhe në nivel parlamentar./inFokus

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera