Lajme

Deputetët e LDK-së arrijnë në Kuvend, së shpejti fillon takimi me ambasadorin Delawie

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 09 May 2017

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kanë filluar të arrijnë në Kuvend, në takimin që së shpejti pritet të fillojë ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Ndër deputetet e para që ka arritur në Kuvend është Vjosa Osmani.

Ambasadori amerikan përmes këtij takimi me deputetët të LDK-së, po tenton t’i bindë ata që të votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë takim do të jetë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

-Advertisement-

Pak më parë ambasadori Delawie pati një takim me kryeministrin Isa Mustafa dhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera