Deputetët e dy taborëve thonë se s’ka vota për demarkacion

Autori: Gazeta inFokus
21:27 | 29 April 2017
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të sillet në Kuvend as javën tjetër, pavarësisht paralajmërimeve nga zyra e kryeministrit Mustafa. Kjo sepse për këtë marrëveshje nuk janë të siguruara votat e majftueshme për kalimin e saj. Si në PDK, ashtu edhe në LDK ka zëra kundërshtues të kësaj marrëveshje, ndërsa opozita që në fillim ka ndarë mendjen kundër kësaj.
Shaip Muja nga Partia Demokratike e Kosovës që është kundër votimit të demarkacionit, ka thënë që në Konvetën e PDK-së është vendosur që pa pasur një koncenzus të partive politike në Kosovë, demarkacioni nuk mund ta marr bekimin e deputetëve.
“Pa pasur një koncenzus te të gjitha partive politike nuk mund të marrë bekimin e deputetëve demarkacioni. Koncenzusi nënkupton ose të kalojë ose të rrëzohet kjo marrëveshje” ka thënë Muja për Indeksonline.
Mirëpo, deputeti i PDK-së, ka thënë se nuk janë të bindur të gjithë për votimin e demarkacionit.
Ndërsa, deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se demarkacioni nuk do të sillet në Kuvendin e Kosovës, as javën që vjen. Shala ka thënë se nuk do të sillet në Kuvend sepse kryeministri Mustafa e di që nuk i ka votat për të kaluar demarkacionin, transmeton Indeksonline
“Javën tjetër nuk do të kemi demarkacionin në Kuvend. Nuk do të vjen në Kuvend sepse kryeministri e din që nuk i ka votat për të kaluar atë” është shprehur Shala.
Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka shtuar se partia e tij është kundër dhe forma e kundërshtimit do të jetë domokratike me votë kundër por edhe me diskutime me partitë në pozitë, që ka zëra që e kundërshtojnë fuqishëm demarkacionin.
Shkodran Hoti nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se versioni aktual i demarkacionit nuk do të sillet në Kuvend dhe as nuk do të votohet për shkak se nuk ka përkrahje të mjaftueshme. Ai ka thënë se çdo përpjekje që të rikthehet në Kuvend është stërzgjatje e panevojshme sepse zgjidhja e vetme e kësaj është rikthimi në pikën zero.
“Qendrimi mbetet i njëjtë, jemi qe të mos vjen hiq në Kuvend për shkak se Demarkacioni në verisioni aktual është i dëmshëm për integritetin e vendit dhe si i tillë nuk mund të kalojë. Dhe cdo përpjekje që të rikthet në Kuvend është stërgjatje e panevojshme sepse zgjidhja e vetme e kësaj është ritkhimi në pikën zero, zgjidhje që e kemi prezantuar qysh në vitin e kaluar” ka thënë Hoti.
Tutje ai ka thënë se ardhja e demarkacionit në Kuvend do të has në rezistencën e Vetëvendosjes të cilët do ta kundërshtojnë në mënyrë të efektshme që të ndalet kalimi i kësaj marrëveshje.
Ndryshe, dje nga zyra për informim e kryeministrit është thënë se marrëveshja për demarkacion do të sjellet në Kuvend javën e ardhshme. Mirëpo, një gjë të tillë e ka vënë në dyshim sot vet kryeministri Isa Mustafa, duke thënë se do ta dërgojnë në Kuvend, kur t’i kenë siguruar votat nga partitë politike./Indeksonline

Të tjera
-
Hasani për moscaktimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka vlerësuar se Presidentja...
-
Zëdhënësi i Qeverisë: Në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’
Në marrëvshjen e BE-së ku Kurti e Vuçiq u pajtuan për ta zbatuar atë, sipas z...
-
Demolohet një lokal në kryeqytet
Një lokal është demoluar në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet. Lajmin e k...
-
Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin
Nga erërat e forta, të cilat goditën mbrëmë vendin, më së shumti u dëmtuan ko...
-
Sulmi ndaj Top Channel, ish-prokurorja: Nuk janë marrë në konsideratë pasojat
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin ndaj ambienteve të Top Ch...
-
Edita Tahiri: Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetën jetim nga Qeveria Kurti
Ish koordinatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se shqiptarët...
-
Hasani: Kurti ka luajtur rolin tërësisht gabim, vetëmenaxhimi do të sjellë pasoja afatgjate
Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të bëhet një rend ...
-
Avokati i PDK-së: Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese
Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në...
-
Blerta Deliu: Sot në Drenicë për të kujtuar masakrën e Izbicës, konvoji i xhipave të zi i pushtetit të Kurtit e Osmanit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti dekl...
-
Tahiri për mosdekretimin e Kryeprokurorit: Shkelje e rëndë kushtetuese të mos dekretohet për një nënshkrim
Shefi i deputetëve në AAK, Besnik Tahiri duke folur për mosdekretimin e Kryep...
-
Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve trajtohen brenda Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përsëritur qëndrimin e tij...
-
Gazetari i njohur i ekonomisë ia perplasë Muratit për fytyre disa fakte të hidhura
Gazetari i njohur i ekonomisë, Lavdim Hamidi, i ka reaguar ministrit të finan...