Lajme

Deputetët e dy taborëve thonë se s’ka vota për demarkacion

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 29 April 2017

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të sillet në Kuvend as javën tjetër, pavarësisht paralajmërimeve nga zyra e kryeministrit Mustafa.  Kjo sepse për këtë marrëveshje nuk janë të siguruara votat e majftueshme për kalimin e saj. Si në PDK, ashtu edhe në LDK ka zëra kundërshtues të kësaj marrëveshje, ndërsa opozita që në fillim ka ndarë mendjen kundër kësaj.

Shaip Muja nga Partia Demokratike e Kosovës që është kundër votimit të demarkacionit, ka thënë që në Konvetën e PDK-së është vendosur që pa pasur një koncenzus të partive politike në Kosovë, demarkacioni nuk mund ta marr bekimin e deputetëve.

“Pa pasur  një koncenzus  te të gjitha partive politike nuk mund të marrë bekimin e deputetëve demarkacioni. Koncenzusi nënkupton  ose të kalojë ose të rrëzohet kjo marrëveshje” ka thënë Muja për Indeksonline.

-Advertisement-

Mirëpo, deputeti i PDK-së, ka thënë se nuk janë të bindur të gjithë për votimin e demarkacionit.

Ndërsa, deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se demarkacioni nuk do të sillet në Kuvendin e Kosovës, as javën që vjen. Shala ka thënë se nuk do të sillet në Kuvend sepse kryeministri Mustafa e di që nuk i ka votat për të kaluar demarkacionin, transmeton Indeksonline

“Javën tjetër nuk do të kemi demarkacionin në Kuvend.  Nuk do të vjen në Kuvend sepse kryeministri e din që nuk i ka votat për të kaluar atë” është shprehur Shala.

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka shtuar se partia e tij është kundër dhe forma e kundërshtimit do të jetë domokratike me votë kundër por edhe me diskutime me partitë në pozitë,  që ka zëra që e kundërshtojnë fuqishëm demarkacionin.

Shkodran Hoti nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se versioni aktual i demarkacionit nuk do të sillet në Kuvend dhe as nuk do të votohet për shkak se nuk ka përkrahje të mjaftueshme. Ai ka thënë se çdo përpjekje që të rikthehet në Kuvend është stërzgjatje e panevojshme sepse zgjidhja e vetme e kësaj është rikthimi në pikën zero.

“Qendrimi mbetet i njëjtë, jemi qe të mos vjen hiq në Kuvend për shkak se Demarkacioni në verisioni aktual është i dëmshëm për integritetin e vendit dhe si i tillë nuk mund të kalojë. Dhe cdo përpjekje që  të rikthet në Kuvend është stërgjatje e panevojshme sepse zgjidhja e vetme e kësaj është ritkhimi në pikën zero, zgjidhje që e kemi prezantuar qysh në vitin  e kaluar” ka thënë Hoti.

Tutje ai ka thënë se ardhja e  demarkacionit  në Kuvend do të has në rezistencën e Vetëvendosjes të cilët do ta kundërshtojnë në mënyrë të efektshme që të ndalet kalimi i kësaj marrëveshje.

Ndryshe, dje nga zyra për informim e kryeministrit është thënë se marrëveshja për demarkacion do të sjellet në Kuvend javën e ardhshme. Mirëpo, një gjë të tillë e ka vënë në dyshim sot vet kryeministri Isa Mustafa, duke thënë se do ta dërgojnë në Kuvend, kur t’i kenë siguruar votat nga partitë politike./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera