Lajme

Deputetët e AAK-së përkrahin pensionistët, kërkojnë që qeveria t’ju ndajë subvencione

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 15 September 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor.

Deputetët nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri, kanë kërkuar dinjitet për pensionistët.

Sipas Lekajt, pensionistët kanë kërkesa lehtë të realizueshme nga ana e Qeverisë, të cilat janë: të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe që Qeveria t’i ndajë subvencione çdo muaj, deri në rritjen e shumës së pensioneve.

-Advertisement-

“Në nisje të sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës, bashkë me kolegun deputet, Besnik Tahiri, në përkrahje të pensionistëve, në aksionin simbolik “Dinjitet për pensionistët”. Kërkesat e tyre janë modeste dhe të realizueshme, të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe që Qeveria t’i ndajë subvencione çdo muaj, deri në rritjen e shumës së pensioneve. Rritja enorme e çmimeve ka vështirësuar mirëqenien e çdo kategorie të shoqërisë në vend, andaj këto kërkesa do të mbështeten parezervë nga grupi parlamentar i AAK-së. Realizimi i tyre duhet të bëhet sa më parë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera