Deputetët dyshojnë në procesin e prokurimit në KEK, Bordi e pranon se kishte keqmenaxhim
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 24 May 2022
Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen Financiare, Hykmete Bajram, theksoi se gjetjet nga auditori në KEK janë tepër shqetësuese, pasi ka dhjetëra kontrata të firmosura me negocim të drejtpërdrejt dhe mungesë të transparencës.
Deputetja Bajrami ka thënë se në atë periudhë janë shpenzuar 181.5 milionë euro, prej tyre rreth 60 milionë euro me kontrata të negociuara, gjë që ka shkaktuar kontrata më të shtrenjta.
Ajo ka numëruar kontratat, edhe sa i përket blerjen e kushinetave, të cilat sipas saj, kanë qenë të dëmshme për buxhetin e KEK-ut.
Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nuk ka mohuar të gjeturat nga auditori, por tha se nuk merr përgjuesi, pasi që në krye të KEK-ut, ka ardhur në tetor të vitit 2021.
Ani se nuk mori përgjegjësi për gjetjet e autorit në periudhën 2018-2020, ai tha se neglizhencë ka ndikuar që KEK-u të ‘zhytet’ në këso lloj kontrata të negociuara.
Edhe Skender Haziri, kryesues i boridit të KEK-ut, tha se nuk ka informata të plota për aktivitetet e prokurimit që kanë ndodhur në periudhën 2018-2020, por premtoi se bordi i ri do të marrë masë për përmirësimin e prokurimit në KEK.
“Ka pasur keqmenaxhim, ka hapësirë për përmirësim, disa prej tyre kanë nis të përmirësohen nga viti 2021. Ju siguroj të gjitha rekomandimet e ZKA kanë me u realizuar”, theksoi Haziri.
Deputeti nga PDK-ja, Rashit Qalaj raportin e prokurimit në KEK e ka vlerësuar si mjaft të keq dhe shqetësues. Sipas tij, procesi i prokurimit në KEK është i dyshimtë.
Ndërkaq, gjatë raportimit, pati një përplasje verbale ndërmjet deputet të PDK-së, Hajdar Beqa dhe Halil Thaçi nga VV.
Deputeti Beqa tha se deputeti Thaçi ka pasur ndikim në konkursin e fundit në KEK, derisa ky i fundit ka mohuar, duke thënë se këto janë shpifje.
Kryeshefi dhe bordi i KEK po vazhdojnë të raportojnë në komisionin në fjalë lidhur me prokurimin në këtë ndërmarrje./KP

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























