Lajme

Deputetët aktivë në fushatë, pasivë në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 29 September 2017

Për afro një muaj Kuvendi i Kosovës nuk mbajti asnjë seancë të vetme. Debati parlamentar nuk është dëgjuar as në javën e parë të fushatës, derisa të gjithë deputetët janë në vlugun e takimeve me qytetarë për t’i mbështetur bashkëpartiakët e tyre në nivel lokal. Kryesia e Kuvendit vetëm mbrëmë vonë, pas kritikave ndërkombëtare, vendosi për të thirrur vazhdimin e seancës më 2 tetor, shkruan st, gazeta Zeri.

Funksionimi i Kuvendit ka mbetur nën hijen e fushatës parazgjedhore. Partitë politike tashmë fokusin e tyre e kanë kryekëput te zgjedhjet lokale (që do të mbahen më 22 tetor) e aspak te Kuvendi.

Kështu konsiderojnë njohësit e punës së legjislativit, të cilët thonë se Kuvendi duhet patjetër të jetë funksional, pavarësisht se fushata për zgjedhjet e 22 tetorit tashmë ka nisur edhe zyrtarisht.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e fundit 11 ditë para se të nisë zyrtarisht fushata, ndërkaq pas një pushimi të konsiderueshëm, pas apelit të bashkësisë ndërkombëtare ka vendosur që mbrëmë vonë ta thërrasë vazhdimin e seancës për 2 tetor.

Megjithëkëtë, partitë në pushtet kanë thënë se të gjitha parlamentet kur kanë zgjedhje lokale kanë një marrëveshje që të mos ketë debate në Kuvend, kurse ata të opozitës konsiderojnë se mosthirrja e seancave deri më tash ka qenë një veprim tërësisht i papranueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera