Lajme

Deputetë në Kuvend nuk po mbajnë maskën, Kollçaku: Pse të dënohen qytetarët, kur këtu nuk po mbahen

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 07 August 2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku, e ka ftuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin që t’ua tërheq vërejtjen disa deputetëve të cilët nuk po mbajnë maskën.

Kollçaku, po thotë që pse duhet qytetarët që nuk mbajnë maskë, derisa këtë gjë po e bëjnë vet disa deputet, shkruan gazeta Infokus.

“E ftoj kryetaren e Kuvendit që t’ua tërheq vërejtjen disa deputetëve që nuk po e mbajnë maskën. Kur po dënohen qytetarët unë mundem që t’i fotografoj këta deputet e t’iu them pse të dënoheni ju, kur vet deputetët nuk e mbajnë”, ka thënë Kollçaku.

-Advertisement-

Ndërsa, Osmani më pas ka përsëritur edhe njëherë rekomandimet duke i ftuar deputetët që të mbajnë distancën e të vendosin maskat./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera