Lajme

Deputetë e ministra të partisë së Kurtit ikin pak nga masat, kalojnë vikendin në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 10 April 2021

Zyrtarë, deputetë e ministra të Lëvizjes Vetëvendosje po qëndrojnë në Shqipëri, meqë partia e tyre do të garojë në zgjedhjet atje. Ata po kalojnë çaste nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u angazhuar për fushatë. Në Shqipëri janë duke qëndruar edhe shumë kosovarë të tjerë ( jo për fushatë), meqë Kosova është nën masat anti-COVID të Qeverisë Kurti për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-COV-2

Nga Tirana dje është lajmëruar deputeti i VV’së, Valon Ramadani, bashkë me zyrtarin tjetër të VV’së, Arbër Zaimin.

“Me shokun tonë aktivist, i cili e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë Lëvizjen në Kosovë e gjatë këtyre javëve po udhëheq shtabin elektoral në Shqipëri, Arbër Zaimin”, ka shkruar Ramadani

-Advertisement-

Postimi i deputetit Valon Ramadani (9 prill)

Në Shqipëri është duke qëndruar edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po angazhohet për fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Fotografitë i ka publikuar sot asambilistja e VV’së nga Vitia, Liridona Bislimi, e cila në veturë gjendet bashkë me Aliun e Boiken Abazin, ky i fundit kandidon për deputet.

Në Shqipëri janë edhe deputetët Salih Zyba e Tinka Kurti, të cilët po e mbështesin kandidatin e VV’së atje, Iliaz Shehun.

Këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të ‘facebook’-ut, Tinka Kurti, e cila thotë se kanë shkuar atje bashkë me Zybën për t’i dalë në mbështetje Shehut.

“Në Lezhë fryjnë erëra të forta por fryma e Lëvizjes po përhapet me së shpejti ☺️. Bashkë me deputetin Salih Zyba në përkrahje të kandidatit për deputet Iliaz Shehu.

#13”, ka shkruar Tinka Kurti.

Gastronomia e Qendrat Tregtare do të jenë të mbyllura deri më 18 prill sipas vendimit të Qeverisë Kurti. Ndaj këtij vendimi janë ankuar gastronomët për shkak të humbjeve të mëdha financiare, megjithatë masat do të shqyrtohen pas 8 ditësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera