Lajme

Deptutetja e AAK-së i reagon Abdixhikut: Frizurën e ke të mirë por heqja e taksës ka kosto

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 22 February 2020

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku pas deklaratave të tij.

Abdixhiku tha se personat që e porositën të gjuajnë me vezë zëvendëskryeministrin, Avdullah Hoti, po kanë frikë nga era shtet.

Ndërsa Time Kadrijaj thotë për Abdixhikun se era shtet do të vijë atëherë kur ai të tregojë se nga e ka marrë atë pasuri kur rrogën e ka më të vogël se ajo.

-Advertisement-

“Lumir era shtet i vjen kur të na tregojshë tenderet e fituar nga te afermit tuaj në KEK dhe pasuria jote shumë e madhe me rrogen ma te vogel se unë. Frizuren e ki te mirë,ama taksa pa njohje ka kosto. Mos e ktheni Rusinë dhe Serbin në Kosovë, tjerat hallall”, ka thënë ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera