Lajme

Deponia ilegale e mbeturinave po digjẹt që disa ditë në lagjen Kodra e Trimave

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 12 August 2024

Një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është përfshirë nga zjarri tash e disa ditë. Zjarri ka kapluar edhe sipërfaqe përreth me bari dhe shkurre.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha se në atë zonë janë duke u ballafaquar që disa ditë.

“Që disa ditë jemi duke u ballafaquar me zjarr në deponi ilegale të mbeturinave që është krijuar rreth rrugës së panairit. Tash ka përfshi edhe sipërfaqe me bari dhe shkurre. Ekipet janë aty duke u marrë me shuarjen e këtij zjarri”, tha Gashi për Express.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera