Sport

Depay arrin te Barcelona: Koeman më donte me ngulm, jam këtu për të fituar

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 19 July 2021

Memphis Depay nis zyrtarisht aventurën e tij me Barcelonën.

Sulmuesi holandez i transferuar këtë verë nga Lyon te Barça me parametër zero, ka mbërritur në kryeqendrën e Katalunjës, duke thënë edhe fjalët e para si futbollist i Barcelonës.

“Është ditë e veçantë jam shumë i emocionuar që vij këtu. Shpresoj të fitoj shumë tituj, kjo është arsyeja përse kam ardhur këtu. Është një klub me histori të madhe, mezi pres t’i takoj të gjithë kolegët dhe stafin”.

-Advertisement-

“Mbarova pushimet dhe tani është koha të rifokusohem. Do mundohem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur. Më pëlqen të luaj futboll sulmues dhe të krijoj raste, gola e asiste”.

“Stili i Barcelonës është perfekt për mua. Kam bërë përparime të mëdha dhe kam qenë i rëndësishëm për ekipin dhe kombëtaren”.

“Koeman më dha mbështetje dhe këmbënguli që unë të vij këtu, në klubin më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur që Koeman është këtu dhe jam gati të luftoj për të”, u shpreh Depay i cili me Barcelonën ka firmosur kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera