Lajme

Departamenti i Shtetit: E mbështesim krijimin e një shtetit të pavarur palestinez

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 01 February 2024

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe “nuk ka pasur asnjë ndryshim politikash” nga administrata në lidhje me këtë qëllim, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller.

“Ne e kemi bërë mjaft të qartë publikisht se mbështesim krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Kjo ka qenë politika e Shteteve të Bashkuara për disa kohë. Ka qenë politika e kësaj administrate. Ju e keni parë Sekretarin të flasë për këtë publikisht,” tha Miller në një konferencë të Departamentit të Shtetit.

Miler shtoi se ShBA-ja e mbështetë zhvillimin e një shtetit të pavarur palestinez “me garanci reale sigurie për Izraelin”, duke shtuar se administrata e Biden beson se kjo ishte mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë për Izraelin, palestinezët dhe rajonin më të gjerë.

-Advertisement-

Miller vuri në dukje se Departamenti i Shtetit po shqyrton mundësitë se si të krijohet një shtet i pavarur palestinez dhe po vlerëson “çdo opsion” si pjesë e planifikimit për të gjetur se cilat do të ishin efektive dhe do të funksiononin më mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera