Departamenti i Shtetit Amerikan nderon gjykatësin shqiptar, si Kampion të Antikorrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 23 February 2021
Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.
Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”.
Zoti Blinken tha se ky çmim tregon se administrata e Presidentit Biden e kupton se “do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit vetëm duke pasur partnerë të përkushtuar”.
Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është “një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.”
“Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.
Po ashtu në motivacion thuhet se zoti Dvorani ishte një nga anëtarët kryesorë të grupit të ekspertëve që zhvilluan vizionin dhe dispozitat ligjore për reformën në drejtësi të Shqipërisë, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve gjyqësore të reja të Shqipërisë, pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese në sektorin e drejtësisë në 2016.
Përveç zotit Dvorani, Departamenti i Shtetit vlerësi individë nga vende të ndryshme përfshirë nga Ekuadori, India, Iraku, Sierra Leone dhe Ukraina.
Gjykatësi Ardian Dvorani ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e Drejtësisë. Ai për shumë vite ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Zoti Dvorani kaloi me sukses procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të nisur në kuadër të reformës në Drejtësi. Në vitin 2019 dhe deri gjysmën e parë të vitit 2020 ai drejtoi dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një institucion i cili u vu në qendër të polemikave vjeshtën e vitit 2019, lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta e akuzoi atë si përgjegjësin kryesor të përplasjes mes institucionit të Presidencës dhe Parlamentit për emërimet e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetueses. Aktualisht zoti Dvorani është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit administrativ. /VOA/
Të tjera
-
Suspendohet kryehetuesi i policisë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka suspenduar nga pozita kryehetuesin e Stacionit Policor n...
-
Zyrtari i LDK’së: Duhet ta votojmë Vjosa Osmanin, kemi votuar kundërshtarë më të mëdhenj
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi ka thënë se LDK’ja d...
-
E tmerrshme/ 3-vjeçarin e zënë rrethojat e një objekti në Prishtinë, gjendja e tij e rëndë
Një fëmijë 3-vjeçar sonte rreth orës 20:30 dyshohet se u zu nga rrethojat e h...
-
Tërmkolli debaton me Shkëlzen Gashin: Akuzat drejt Rugovës se ishte kundër UÇK-së, janë pallavra
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka argumentuar për veprimtaritë e ...
-
Fatmir Sejdiu për rrahjen me karrige: Deshën ta shkatërrojnë LDK’në
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë në emisionin Pressing në T7...
-
Tërmkolli: Rugova dhe Demaçi janë personalitetet më të shquara shqiptare të shekullit
Ish deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka thënë se Ibrahim Rugova dhe Ad...
-
Babai publikon pamjet tronditëse të vogëlushes që tërhiqet nën shtrat, video bëhet virale
Pamjet rrëqethëse nga kamera e mbikëqyrjes në dhomën e fëmijëve u bë virale n...
-
Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë
Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen...
-
Fatmir Sejdiu anëtarëve të LDK-së: Si e lejuat udhëheqjen me Isa Mustafën?
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se e ka paralajmëruar rënien...
-
Njoftim nga KEDS’i: Fshatrat dhe qytetet që nesër nuk do të kenë rrymë
KEDS njofton se në disa lokalitete në Kosovë nesër do të ketë ndërprerje të e...
-
Lladrovci takon Artan Grubin: Respektimi i faktorit shqiptar nuk është çështje dëshirash
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar në Shkup, zëvendës ...
-
Mjeku slloven infektohet pas dy dozave të vaksinës
Një mjek slloven, i punësuar në Qendrën Klinike në Maribor, u infektua përsër...