Lajme

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Krenar të jemi bashkë me Ushtrinë e Kosovës në Kuvajt

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 08 May 2021

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt.

Një gjë e tillë është thënë nga vetë ky departament, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’, shkruan Gazeta Express.

“Departamenti i Mbrojtjes (DOD) është krenar të bashkohet me Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do të fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.

-Advertisement-

Ky është misioni i parë ndërkombëtar i FSK’së, i cili ndodh në vitin e tretë tranzicional të trupave të sigurisë në ushtri. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera