I dënuari për vrasje të dyfishtë i dorëzohet Zvicrës, pas “pushimeve të gjata” në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 19 January 2018
Më 17 janar 2018, pasi e kishte paralajmëruar ardhjen, ai është arrestuar, pa ushtruar rezistencë, në Aeroportin e Cyrihut. Menjëherë pas kësaj ai është bartur në burg ku do të vuajë dënimin me 17 vjet heqje lirie.
Kur i ishte shqiptuar dënimi me 17 burg për vrasje të rëndë dhe vrasje me paramendim, në fund të vitit 2016, Demo B. ndodhej në Kosovë.
Tash ai është kthyer nga “pushimi i gjatë” dhe është paraqitur për vuajtje të dënimit në Zvicër, shkruan solothurnerzeitung.ch..Dema së bashku me të birin, në verën e vitit 2012 në Oensingen të Kantonit Solothurn kishte plagosur për vdekje dy persona.
Edhe ata ishin babë e bir, miq familjarë, po ashtu nga Kosova, siç ka shkruar atëbotë edhe albinfo.ch. Dy vrasësit i ishin dorëzuar policisë po atë natë.
Por përderisa i riu pas paraburgimit e kishte vazhduar vuajtjen e dënimit pa shkëputje, babai i tij qe liruar përkohësisht nga paraburgimi.
Për pjesëmarrjen në procesin në Gjykatën e Lartë (kantonale) ai kishte paraqitur një dëshmi mjeku dhe ndërkohë po qëndronte me pushime në Kosovë.Verën që shkoi, personi sot 55 vjeçar po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar ndërsa nga fundi i korrikut 2017 ai tashmë ishte arrestuar në Kosovë, ransmeton albinfo.ch.
Atëbotë ishte thënë se personi me shtetësi të dyfishtë, zvicerane dhe kosovare, nuk do të ekstradohej në Zvicër. Kjo me shpjegimin se dënimi i tij nga Zvicra ishte “përkthyer” dhe ai mund ta vuante atë edhe në Kosovë.Por në fakt ky pohim nuk ka qëndruar.
“Nga fillimi i vitit, (2018) Demo B. ua ka komunikuar autoriteteve të burgjeve në Solothurn kthimin e tij në Zvicër”, thuhet në një komunikatë nga kancelaria e shtetit.
Kështu, më 17 janar 2018, pasi e kishte paralajmëruar ardhjen, ai është arrestuar, pa ushtruar rezistencë, në Aeroportin e Cyrihut. Menjëherë pas kësaj ai është bartur në burg ku do të vuajë dënimin me 17 vjet heqje lirie.I biri, sot 29 vjeçar, është duke e vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...