Lajme

Denoncoi orizin dhe sheqerin me krimba, kërcënohet gazetari shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 21 August 2017

Gazetari Rezart Lahi nisi të bënte disa denoncime në rrjetet sociale pasi gjeti krimba në një pako oriz që kishte blerë.

“Shih ca surprizash gjejme. Ky eshte vertete bio se Krimbat keshtu jane. Keshtu eshte kur nuk shkojne keta te kontrollit ushqimor pas hekurave si fillim e pastaj prodhuesit.. :(((((( Imagjino te ushqesh femijet me keto palo ushqime e kompani” – ishte denoncimi i tij i parë. Më pas ai postoi foto edhe të krimbave në sheqer, fruta të thata apo dhe ushqime në restorante.

Pak këtyre denoncimeve ai thotë se është kërcënuar, por nuk e zbulon se nga kush.

-Advertisement-

“Sapo mora nje kercenim serioz nga nje tregtar joserioz. Mire qe ndodh ca ndodh po edhe marrin kurajon te thone mos denonco as ti as miqte e tu. Cuna…pushka top ju befte” – shkruan Lahi.

Image may contain: outdoor

No automatic alt text available.

Image may contain: outdoor

Image may contain: food

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera