Dënohet zëvendësministri i shkarkuar
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 22 November 2018
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve, ish-zevëndësministrit të Zhvillimit Rajonal Musa Cena dhe dy personave të tjerë të arrestuar, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.
I akuzuari M.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ) ditë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës me pëlqimin e të akuzuarit M.C, dënimi i shqiptuar prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ) ditë burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë, në shumën prej 5.000,00 ( pesëmijë) €, të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 20.10.2018 deri më 15.11.2018.
I akuzuari N.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ) ditë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës me pëlqimin e të pandehurit N.SH, dënimi i shqiptuar prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ditë ),burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 4.000,00 ( katërmijë ) €, të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 20.10.2018 deri më 15.11.2018.
I akuzuari H.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 90 ( nëntëdhjetë ) ditë, se ka kryer veprën penale, Ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurit H.SH, dënimi i shqiptuar prej 90 ditëve burgim, i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2.000,00 (dymijë) €, të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 20.10.2018 deri më 15.11.2018.
Të akuzuarit M.C, N.SH dhe H.SH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kishin tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore të kundërligjshme.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra, mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij.
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...