Lajme

Dënohet me tri vjet burgim hajni i telefonit

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 10 December 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar ne 3 vite burgim dhe gjobë prej 500 euro një peron i cili i kishte vjedhur telefonin një femre.

Ngjarja kishte ndodhur me 25 tetor të këtij viti, në rrugën “Galibardi afër Hotelit Grand në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

I dyshuari me inicialet G.B dyshohet se i ka shkaktur viktimës dëme materiale në vlerë prej 600 euro.

-Advertisement-

“I akuzuari G.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimisi dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro.

Në këtë dënim të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 12.11.2019e tutje, Të akuzuarit G.B i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

I akuzuari G.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 25.10.2019 në rrugën “Garibaldi” në afërsi të Hotelit Grand në Prishtinë, me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vetes apo personit tjetër ti sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte shfrytëzuar situatën kur e dëmtuara D.M kishte qenë duke blerë gjësende në një kioskë, i akuzuari kishte arritur që nga xhepi i saj të merrte telefonin e saj dhe të ikte nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar kështu të dëmtuarës dëm material në vlerë prej 600 euro.

I akuzuari G.B nga shkresat që posedon Gjykata njihet si recidivist i cili më herët kishte qenë i dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale ”, thuhet në njoftimin për media./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera