Lajme

Dënohet me tre vite burg, 20-vjeçari që aksidentoi dy këmbësoret në rrugën B

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 04 March 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë dënuar me 3 vite e gjashtë muaj burgim 20 vjeçarin Luftrim Musaj i cili goditi dy këmbësore në rrugën B e të dyja nga lëndimet e marra ndërruan jetë.

“I akuzuari L.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh e 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par. 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.10.2018 e deri më tani, ndërsa i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga data 04.03.2019”, kanë bërë të ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për medie.

I akuzuari, Luftrim Musaj është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B – afër “Royall Mall” në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “BMË”, kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia.

-Advertisement-

Duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalimin për këmbësor, ai i kishte goditur këmbësoret L.A dhe F.R e si pasojë e lëndimeve të marra tani të ndjerat kishin ndërruar jetë në QKUK-ë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera