Dënohet me një vit e gjashtë muaj burgim ish-drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 21 June 2022
Ish-zyrtari policor Jeton Menxhiqi, është shpallur fajtor dhe është me 1 vit e gjashtë muaj burgim, i cili akuzohej nga prokuroria për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Shpallja e aktgjykimit ndaj tij është bërë të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga gjyqtarja Alltene Murseli.
Ndryshe, pas një muaji e gjysmë të transmetimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” për korrupsionin në prokurimin e Policisë së Kosovës, ku ishte përfshirë zyrtari policor Jeton Menxhiqi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në prill të vitit 2019, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se më 8 gusht 2017, në ndërtesën e Policisë së Kosovës në Prishtinë, i pandehuri Jeton Menxhiqi, në cilësinë e personit zyrtar, si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, në numër të prokurimit 214/17/048/111, i cili përfaqësonte Drejtorinë e Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.
Në aktakuzë thuhet se rasti ka ndodhur në atë mënyrë që në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, i paraparë në vlerë prej 730 mijë euro, komisioni gjatë punës në përbërje nga i pandehuri Menxhiqi, Sabide Beqiri dhe Naim Lahu, pas kontrollit kishin konstatuar se asnjëri nga operatorët ekonomikë, nga tetë sa kishin konkurruar, nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara në tender.
Gjithnjë sipas aktakuzës, atëherë i pandehuri me qëllim që t’i bëjë të mundur operatorit ekonomik “Artius Group SHPK”, që ta fitojë tenderin edhe pse nuk i kishte plotësuar kushtet, më 8 gusht 2017 derisa ishte duke qëndruar në një zyrë me çelësin mbi tavolinë dhe në mënyrë të kundërligjshme, pa prezencën e anëtarëve të tjerë të komisionit, e në kohë të pauzës shkon në Zyrën Prokurimit merr paketën e “Artius Group”, ndërron mostrat e rrobave elegante dhe i vendos mostrat e tjera, të cilat i kishte sjellë nga jashtë me një çantë krahu dhe pas pak e kthen paketën në Zyrën e Prokurimit.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri kishte vepruar në këtë mënyrë me qëllim që “Artius Group”, të fitonte tenderin në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 506 mijë e 216 euro e 20 centë.
Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej 6 muaj deri në pesë vjet.
Ndryshe, i pandehuri Menxhiqi, në deklaratën e tij në Prokurori, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe është mbrojtur në heshtje. Ndërsa, sa i përket mbrojtjes së të pandehurit ku i njëjti ka dhënë deklaratë në Inspektoratin Policor të Kosovës, në aktakuzë thuhet se ka qenë kontradiktor me vetveten dhe me deklaratat e dhëna nga dëshmitarët e tjerë dhe nuk ka mundur të arsyetojë veprimet e tij, respektivisht kërkimi për qëndrim në zyre gjatë pauzës pa arsye, hyrja në zyrën e prokurimit i vetëm, marrja e mostrave të tenderit.
Ndërsa, prokuroria pretendon se ekziston dyshimi i bazuar mirë dhe posedon prova të pranueshme se vepra penale është kryer nga i pandehuri, i cili mban përgjegjësi sepse ka vepruar me dashje direkte, duke konsideruar se janë manifestuar elementet e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ndryshe, Jeton Menxhiqi njihet si polici, i cili së bashku me zyrtarin tjetër policor, Avni Namani, nën udhëheqjen e prokurorit Kujtim Munishi, kishin hetuar dosjen e manipuluar të provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, rast ky që ishte mbyllur për 21 ditë të hetimit preliminar./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Sa janë dhe sa do të rriten të gjitha pensionet edhe ato të kategorive të dala nga lufta me vendimin e ri të qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pak muaj para...
-
Murati sqaron se sa do të jetë rritja për kategoritë për personat me aftësi të kufizuara
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar se sa do të jetë rritja për p...
-
Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, dy ditë pasi i vdiq vëllau
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka arritur në Kosovë dy d...
-
Policia gjenë bo mba, pancira dhe ar më në veri të Mitrovicës
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar bomba, armë dhe pancira gjat...
-
Ministri Murati sqaron se sa do të jenë shtesat për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar se si do të jetë rritja për f...
-
Mushkolaj për rritjen e pensioneve 20%: Fore, në të njëjtën ditë kur hoqi ndalesën e mallrave serbe
“E kemi mësu këtë fore tash”. Kështu shkroi analisti Imer Mushkolaj për rr...
-
Skaneri që e përmendi Kurti si ‘arsye’ për lejimin e mallrave serbe – Kjo është kontrata që u ripublikua me ‘përmirësim gabimesh’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media sot pranoi se...
-
Aksioni i Policisë te ‘Pallati i Rinisë’, arrestohen dy persona, sekuestrohet një armë zjarri e dy telefona
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale ka zhvilluar sot një o...
-
Kryeministri i Serbisë e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë s...
-
Mustafa i PDK-së: Vendimi për rritje të pensioneve, shpërqendrim i lejimit të hyrjes së mallrave serbe
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë e Koso...
-
Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pensioneve sot nga ...
-
Krasniqi në Kongresin e ALDE-n, uron kryetaren e re të liberalëve dhe demokratëve të Evropës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë fundjavë, në Lisbonë t...