Lajme

Dënohet me një muaj paraburgim nëna nga Ferizaj që rrahu dy fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 12 April 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës V.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Sipas Gjykates e pandehura më 08.04.2021 dhe 10.04.2021, ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë (të mitur),për çka të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa aktualisht janë strehuar në një strehimore në Ferizaj .

Nënës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera