Dënohet me kusht i akuzuari që pranoi se ka tentuar të përfitojë statusin e veteranit për bashkëshorten e tij
Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 20 November 2019
I akuzuari Demë Desku, të mërkurën, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë, për veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së rreme të mbetur në tentativë.
Desku, i cili akuzohet se kishte tentuar të përfitojë për bashkëshorten e tij statusin e veteranit, është dënuar me 6 muaj burgim me kusht, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Shaqë Curri, dënimi me burg ndaj Deskut nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër penale brenda 1 viti.
Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues, publikimi i aktgjykimit.
Aktgjykimi për këtë rast është shpallur pasi në shqyrtim fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Lumturije Vuqetaj, i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.
Pranimi i fajësisë u pranua nga prokurorja Vuqetaj dhe si i tillë është aprovuar edhe nga gjykatësi Curri, me arsyetimin se është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe në përputhje me ligjin.
Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 7 maj 2019, Demë Desku akuzohet se më 28 mars 2018, në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës në Pejë, ka tentuar të vërtetojë një çështje të pavërtetë, ashtu që pasi i siguron dokumentet e falsifikuara në emër të bashkëshortes së tij, të njëjtat i dorëzon për aplikim me qëllim që të përfitojë nga paga statusit të veteranit.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), më 8 shtator të këtij viti, ka prezantuar raportin analitik: “Drejtësia “amniston” veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e “veteranëve të rrejshëm”.
Sipas të gjeturave të këtij raporti, IKD kishte gjetur se sistemi i drejtësisë ka dështuar në mbrojtjen e buxhetit të Republikës së Kosovës në rastet e “veteranëve të rrejshëm”.
Ndërsa, si rrjedhojë IKD ka rekomanduar që me qëllim të mbrojtjes së buxhetit në trajtimin e këtyre rasteve, Prokuroria e Shtetit të bëjë propozime për shqiptimin e dënimeve plotësuese për kompensimin e dëmit të shkaktuar me përfitimet e kundërligjshme të “veteranëve mashtrues” nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe se gjykatat e Republikës së Kosovës, edhe në mungesë të një propozimi nga Prokurori i Shtetit, kanë kompetencë ligjore që sipas detyrës zyrtare të shqiptojnë dënime plotësuese.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































