Lajme

Dënohet me burg kosovari në Gjermani, deshi ta vriste të dashurin e ish-gruas

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 14 February 2023

Një burrë nga Kosova u dënua me katër vjet e nëntë muaj burgim, nga Gjykata e Kiel’it në Gjermani.

45-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021.

Mehmet K, e kishte plagosur të dashurin e ish-gruas së tij, shkruan RTL transmeton Express.

-Advertisement-

Prokuroria kishte kërkuar që kosovari të dënohet me shtatë vjet e jashtë muaj burgim, kurse bashkëpaditësit kishin kërkuar që ai të dënohet me tetë vjet burgim.

Si ndodhi ngjarja?

Në ditën kritike burri nga Kosova kishte hyrë në ndërtesën ku banon ish-gruaja e tij dhe i dashuri i saj.

45-vjeçari ishte fshehur në korridor dhe u përlesh së pari me të.

Më pas kosovari e nxori armën dhe ia drejtoi në kokë.

Viktima ishte munduar që të mbrohej, por autori e kishte shkrepur armën duke e plagosur në dorë dhe këmbë, 23-vjeçarin. Mehmet K, kishte deklaruar se dëshironte që me anë të saj ta paralajmëronte ish-gruan e tij.

Kosovari po ashtu akuzohet se e kishte kidnapuar kohë më parë djalin e ish-gruas së tij, të cilin edhe e kishte rrahur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera