Lajme

Dënohet me 400 euro një market në Gjilan, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 06 April 2022

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka gjobitur me 400 euro gjobë  një biznes që ka thyer ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimi të tyre ky biznes është dënuar për shkak se kanë hasur në ndryshimin e çmimit në raft dhe në arkë.

“Pas ankesës së marrë, inspektorët kanë inspektuar biznesin ku kanë hasur në ndryshim të çmimit raft-arkë, ku pastaj pastaj është ndëshkuar me gjobë prej 400€”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu përmes këtij njoftimi nga kjo komunë kanë bërë të ditur se në vazhdimësi janë duke ndëshkuar bizneset dhe nuk do të lejojnë që të ketë parregullsi dhe të dëmtohen qytetarët./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera