Lajme

Dënohet me 3 muaj burg mësimdhënësi që ngacmonte nxënësen e tij në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 14 August 2020

Mësimdhënësi B.V është dënuar me 3 muaj burg pasi ngacmonte seksualisht nxënësen e tij dhe ndalim të ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit për pesë vite.

Gjykata Themelore në Pejës tashmë ka shpallë aktgjykimin dënues ndaj mësimdhënësit B.V për vepër penale sulm seksual.

Sulmi seksual ndaj nxënëses kishte ndodhur përgjatë muajit shtator e deri në nëntor të 2018-ës.

-Advertisement-

“Që nga muaji shtator e gjer me datë 14.11.2018, i pandehuri B.V në cilësinë e mësimdhënësit, i ka prekur me qëllime seksuale dhe duke shfrytëzuar moshën e tyre të ndjeshme, në mënyrë të vazhdueshme me veprime të pahijshme që bie ndesh me etikën e një pedagogu si mësimdhënës ashtu që i njëjti ka filluar ngacmimin seksual te nxënësit atë mënyrë që fillimisht me fjalë joshëse si: je e bukur, pse sot flokët i ke kap ne këtë mënyrë etj., e me pas duke i prekur ne pjesët të ndryshme të trupit, e të cilit i është besuar edukimi, kujdesi dhe mbikëqyrja. Me këto veprime i pandehuri B.V ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 232 par. 3 nën par. 3.7 lidhur me piken 3.9 dhe lidhur me par. 1 të KPRK-së. Të pandehurit gjykata i ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite, të cilin dënim do t’a vuaj menjëherë plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore në Pejë.

I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguaj shumën prej njëqindepesëdhjetë (150) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) €, si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit në shumë prej pesëdhjetë (50) €, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Po ashtu, atij i është ndaluar ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit për 5 vite.

“Te pandehurit i është shqiptuar dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje prej 5 viteve, i cili do të filloj pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar me burg. Të njëjtit pas shpalljes së dënimit i është ndërprerë arresti shtëpiak deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Palët e dëmtuara janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, përfundon komunikata për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera