Dënohet me 20 vite burgim i akuzuari për vrasjen me thikë në kafenenë “Viva La”

Autori: Gazeta inFokus
14:54 | 29 July 2022
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Bardhyl Zeqiri, duke e dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e I.C me thikë, në kafenenë “Viva La” në Gjilan.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Zeqiri u shpall të premten, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.
Sipas aktakuzës, më 24 qershor 2021, në Gjilan, saktësisht në kafenenë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I.C për motive të ulëta.
Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejtë ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafes (në fyt), i akuzuari i ka shkaktuar katër plagë prerëse dhe dy plagë prerëse – shpuese – shkuese (apo qorre), një plagë prerëse – shpuese – shkuese në anën e majtë të regjionit ijor, ku për shkak të plagëve të pësuara viktima nuk ka mundur të mbijetoj dhe rrugës për në spital ka vdekur.
Me këtë ai ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 të Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Policia gjobit dy shoferë për përdorim të alkoolit në Ferizaj
Dy shoferë u gjobitën sot në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, të cilët s...
-
Hyn në fuqi rregullorja e Kuvendit, Kurti: U kalua testi i demokracisë
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të martën se “Kuvendi i Kosovës...
-
VV tregoi çfarë financuan, Valon Syla del me një listë të veten
Analisti Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti ...
-
Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit: Njohja nga ky shtet e ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritu...
-
Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të paraqiten për verifikim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesi...
-
Kapen 27 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me...
-
“Paranojak e intaçor”, Memli Krasniqi shpërthen ndaj Kurtit: I ka bllokuar gjitha projektet për qytetarët e flet për luftë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryemin...
-
Kamionët e kujt janë përdorur për barrikada në veri të Kosovës?
Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën...
-
Nxito dhe abonohu! Loja shpërblyese nga Nimi TV vazhdon! Me 10 Gusht ne Klan Kosova shpallja e fituesit të dytë !
Loja shpërblyese e Nimi TV e udhëhequr nga prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea...
-
Arrestohet një 23 vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim të policisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 23 vjeçar në Ferizaj i cili ishte në kërki...
-
Kurti takon bordin e ShSKUK-së, shpreh mbështetjen e tij për shëndetësinë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar në takim bordin e Shërbimit Sp...
-
“Më ke lyp biletë VIP falas”, “E ki punë me shpifë”, përplasen ashpër analisti Astrit Gashi me organizatorin e “Sunny Hill”
Dy ditë pas përfundimit të festivalit të shumë përfolur “Sunny Hill”, janë ri...