Dënohet me 2 mijë euro gjobë mërgimtari që kanosi deputetin Avdullah Hoti

Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 08 August 2023
Pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, i akuzuar për kanosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Sadiku, u shpall të martën nga gjykatësi Driton
Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, sipas aktgjykimit ndaj të akuzuarit u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve, mirëpo me pëlqimin e të njëjtit dënimi me burgim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro.Dënimin më gjobë i akuzuari obligohet që ta paguajë në dy këste në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Sipas aktgjykimit, nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënimin e shqiptuar me gjobë, gjykata dënimin me gjobë ia zëvendëson më dënim me burgim, dukë iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.
I njëjti obligohet që të paguajë edhe shpenzimet procedurale aq sa do të llogaritën nga gjykata, si dhe shumën prej 20 euro për paushallin gjyqësorë, e 20 euro tjera për fondin e kompensimit te viktimave të krimit.
I dëmtuari në këtë rast deputeti Abdullah Hoti nuk ka parashtruar kërkesë pasurore-juridike.Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh në gjykatën e shkallës së dytë.
Paraprakisht, në sesionin e paraditës, gjykata aprovoi marrëveshjen për pranim fajësie që i akuzuari Sadiku e ka arritur me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Ndërsa, i akuzuari i kërkoi falje publike të dëmtuarit Hoti.
“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, tha ai.

Të tjera
-
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Përhapën panik, po duan ta bartin problemin te qytetarët
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj pa...
-
Presidenti i Kolumbisë pretendon atentat ndaj tij – fajëson grupin e shqiptarit Dritan Gjika
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka ngritur akuza të rënda ndaj një gru...
-
Protesta e bizneseve, Policia vjen me një njoftim
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 ...
-
Tahiri: ZRrE-ja e varur nga Vetëvendosja, shpresë mbeten gjykatat
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa ar...
-
Muharremi: 35% të të punësuarve në Kosovë po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka hedhur kritika ndaj Qeve...
-
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën ...
-
Kurti reagon pas hapjes së pikës kufitare Glloboçicë–Jazhincë: Po lehtësohet lëvizja me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkal...
-
Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka reaguar pas deklaratës së ti...
-
Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën e...
-
Haga keqpërdori KFOR-in te “Thaçi e të tjerët”
15 dëshmitarë, nga 125 sa folën me zë, i patën ekspertë e ish shërbyes ndërko...
-
‘Partia fituese duhet të bëjë aleanca me partitë tjera’ / Ambasadori suedez flet për ngërçin në Kuvend
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka folur për ngërçin në Kuve...
-
Komandanti i FSK-së pret në takim një delegacion nga Shqipëria, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit
Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...