Lajme

Dënohet me 20 vjet burg nëna që i mbyti në liqe 3 fëmijët e vet (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 30 May 2017

Një nënë, e cila i mbyti tre fëmijët e vet duke e zhytur makinën me qëllim në një liqe në Australi, është dënuar me 20 vjet burg.

Akon Guode, 37-vjeçare, i mbyti Bolin 1-vjeçar dhe binjakët Hanger dhe Madit të moshës 4-vjeçare, në Melbourne në vitin 2015, transmeton Express.

Ndërsa fëmija tjetër, Alual i moshës 6-vjeçare, po ashtu ishte në makinë me ta, por ia doli të shpëtonte.

-Advertisement-

Guode e ka pranuar para gjykate vrasjen, vrasjen e fëmijëve dhe tentim vrasjen, por gjykatësi i rastit ka thënë se motivet e krimeve të saj ende mbesin të paqarta.

“Njerëzit duan ta kuptojnë pse e bëre atë që e bëre, sepse veçanërisht për prindërit e fëmijëve të rinj veprimet e tilla janë të panjohura dhe të paimagjinueshme. Sipas mendimit tim, veprimet e juaja ishin produkt i dëshpërimit ekstrem, e jo të ndonjë forme të hakmarrjes,” i ka thënë gjykatësi Lex Lasry Guodes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera