Lajme

Dënohen mbi 300 persona që nuk respektuan masat anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 12 October 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar gjoba për personat që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Më saktësisht janë shqiptuar 357 gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat që parasheh ndalimin dhe luftimin e Covid-19.

Ndërsa janë shqiptuar edhe 1 320 tiketa trafiku, kanë ndodhur 17 aksidente me të lënduar, 53 aksidente të tjera kanë ndodhurme dëme materiale.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 18 persona, 12 të tjerë janë dërguar në mbajte dhe 4 të tjerë janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera