Lajme

Dënohen me burg dy zyrtarë të ATK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 21 July 2017

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve F.H dhe T.T. të cilët janë akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit.

I akuzuari F.H, për veprën penale marrje e ryshfetit është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 16 gusht 2016 e deri më datën 7 dhjetor 2016, dhe nën masën e arrestit shtëpiak prej datës 7.12.2016 deri me datën 14.02.2017 dhe me dënim me gjobë në shumën prej 25.000 euro, i cili dënim do të ekzekutohet pas 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari T.T, për veprën penale marrje e ryshfetit është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 2 (dy) vitesh i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale dhe me dënim me gjobë në shumën prej 8.000 euro, i cili dënim do të ekzekutohet pas 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

-Advertisement-

Të akuzuarit F.H dhe T.T për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar janë liruar nga akuza, për shkak se nuk janë gjetur prova se të njëjtit kanë kryer këtë vepër penale.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit në bashkëkryerje kishin kërkuar ryshfet nga i dëmtuari R.M rreth heqjes se barrës tatimore në ATK me qëllim të përfitimit material të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera