Lajme

Dënimi ndaj komandant “Calit”, Krasniqi: UÇK është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 16 December 2022

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i PDK-së përmes një postimi ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare.

Ai ka thënë se dënimi ndaj komandat Mustafës është i rëndë.

-Advertisement-

Derisa shpreson se ky vendim do të korrigjohet në shkallën e dytë, gjë që sipas tij do të dëshmonte seriozitetin e Gjykatës Speciale.

“Dënimi i sotëm Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar. Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se ish-komandanti i UCK-së, Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”, sot u shpall fajtor nga Gjykata Speciale në Hagë, ku u dënua me 26 vjet burgim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera