Lajme

Dënimi me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares, kështu reagon ministrja Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 25 October 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Pejë mori vendim që të dënojë me vetëm 8 muaj burgim dhunuesin me inicialet P.K. të 15 vjeçares.

Në reagimin e saj  e para e drejtësisë ka thënë se është tejet e shqetësuar me këto vendime absurde dhe të padrejta që i dhunojnë viktimat për së dyti.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Kujtojmë se në natën kritike, e mitura ishte dhunuar nga 21-vjeçari i dënuar dhe nga dy të mitur. Rasti kishte ndodhur në janar të vitit 2012./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera